Ariani Company | Për Ne
16670
page,page-id-16670,page-template,page-template-full_width,page-template-full_width-php,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-theme-ver-10.0,wpb-js-composer js-comp-ver-4.12,vc_responsive
 

Për Ne

Për Ne

“Ariani Company”, si kompani private është themeluar në vitin 1996 në qytetin e Vushtrrisë, ku edhe ditëve të sotme vazhdon të jetë një ndër kompanitë e cila vepron me përkushtim të madh, vendosmëri, menaxhment profesional dhe investim të vazhdushëm.

“Ariani Company”, është ndërrmarje ndërtimore me traditë mbi 20 vjeçare. Kjo kompani përveç ndërtimit përfshin gjithashtu edhe dy fusha tjera shumë të rëndësishme e ato janë prodhimi i betonit si dhe prodhimi i dyerve dhe dritareve nga plastika dhe alumini.

Gjatë kësaj periudhe, “Ariani Company”, ka zhvilluar aktivitet projektuese dhe menaxhuese për punë të ndryshme ndërtimore. Në vazhdimësi të viteve kjo kompani, në shkurt të vitit 2013, filloj punën në ndërtimin e fabrikës për dyer dhe dritare të firmës gjermane “AluPlast” duke prodhuar me makinerit më të përsosura për cilësin dhe kualitetin më të lartë. Ariani Company nuk u ndal këtu por vazhdoi edhe më tutje, në korrik të vitit 2014 hapi edhe fabrikën për prodhimin e betonit, me makineritë më të përkryera, me një investim rreth 1.000.000 euro duke u siguruar kështu klientëve të vet sigurinë, cilësinë dhe kualitetin më të lartë në prodhimin e betonit.

Ditëve të sotme “Ariani Company” udhëhiqet nga drejtori gjeneral, Naser Imeri, dhe nga bordi i cili është i përbërë nga Enver Imeri, Lorik Imeri, Qemail Imeri dhe Arsim Imeri.

Përvoja e gjatë në treg ka bërë që gjatë këtyre viteve kompania “Ariani” të dallohet nga kompanitë tjera e kjo është arritë falë punës, përkushtimit dhe besimit të klientëve.

Duke aplikuar standardet më bashkëkohore në ndërtimtarin e lartë “Ariani Company” garanton për profesionalitet dhe cilësi të klasit të parë.

naser_imeri_drejtor_gjeneral

Vizioni

Duke ditur dhe vlerësuar lartë një ambient të ngrohtë shtëpiak dhe komoditetin e rehatin të cilën një familje duhet ta ketë në ambientin e tyre, ne punojmë për t’ju ofruar më të mirën në çdo aspekt.

Cilësia e produkteve dhe shërbimeve tona fillon qysh nga themeli i një ambienti të shtëpisë. Përkushtimi, cilësia, teknologjia dhe inovacioni si dhe stafi i trajnuar profesional garantojnë përmbushjen e nevojave me produktet dhe shërbimet tona.

Ne ju garantojmë.

Naser Imeri

Drejtor Gjeneral

Aktivitetet

Aktivitetet tona kryesore shtrihen në fushën e ndërtimtarisë, prodhimit të betonit si dhe prodhimit të dyerve dhe dritareve nga plastika dhe alumini.

Projektimi dhe ndërtimi i komplekseve banesore dhe komerciale me moton “çelësat në dorë”, aktivitet ky i cili përmes stafit të kualifikuar garanton kompletimin e projektit nga faza fillestare deri në përfundimin e tij të plotë.

Ofrimi i produkteve dhe shërbimeve në aspektin e prodhimit të betonit dhe dyerve dhe dritareve nga plastika dhe alumini për klientët afaristë dhe individual, për komplekse banesore dhe rezidenciale, si dhe qendra tregtare dhe hoteliere.