Ariani Company | PVC – Aluplast
16734
page,page-id-16734,page-template,page-template-full_width,page-template-full_width-php,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-theme-ver-10.0,wpb-js-composer js-comp-ver-4.12,vc_responsive
 

PVC – Aluplast

PVC – Aluplast

Ofrimi i produkteve dhe shërbimeve cilësore është pjesë e filozofisë së kompanisë sonë. Përkushtimi, cilësia, teknologjia dhe inovacioni si dhe stafi i trajnuar profesional garantojnë komoditetin tuaj me produktet dhe shërbimet tona. Aktualisht fabrika për prodhimin e PVC – plastikës dhe aluminit disponon me hapësirë modern prej 1500m², në të cilën për prodhim përdoret teknologjia më bashkohore e prodhuesit të njohur gjerman elumatec©.

Ekipi ynë profesional është trajnuar dhe është i gatshëm për t’ju ndihmuar në realizimin e projektit tuaj me sukses dhe në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare.

Lënda e parë e cila përdoret në prodhimin e dyerve dhe dritareve, si dhe të roleteve është nga prodhuesi me renome botërore Aluplast©. Gjithashtu edhe mekanizmat e përdorur janë nga Roto© dhe dorëzat nga HOPPE©, të dy këto marka të njohura gjermane në industrinë e plastikës dhe aluminit.

Përveç dimensioneve standarde të dritareve nga PVC-plastika ne bëjmë edhe prodhimin në bazë të dimensioneve specifike varësisht nga kërkesat e klientit. Çdo klient mund t’i plotësoj kërkesat e tij/saj në hapsirën e kompanis sonë, ku kërkesat e blerësit janë në rend të parë.  Ariani Company është e përkushtuar që klientëve t’ua siguroj kualitetin më të mirë të mundshëm përmes produkteve të ofruara.

Ju mirëpresim!

Teknologjia

Teknologji moderne dhe të sofistikuar nga prodhuesi i njohur gjerman Elumatec. Teknologjia nga Elumatec së bashku me përvojën tonë na mundëson që cilësia e produkteve të jetë ajo më e larta e mundshme.

Profilet

Profilet e përdorura gjatë prodhimit të dyerve dhe dritareve tona janë të kompanisë së mirënjohur gjermane Aluplast. Falë cilësisë së lartë të lëndës së parë, tani është më lehtë që të ofrohet një spektër më i gjerë produktesh dhe modelesh, duke mundësuar zgjedhje më të madhe për konsumatorin tonë.

Profilet e përdorura prodhohen nga lënda e parë 100% PVC e pastër. Kualiteti i lartë i përdorur garanton që produktet tona të kenë stabilitet afatgjatë dhe nuk do të dëmtohen me kalimin e kohës si dhe do të sigurojnë kualitetin e njëjtë sikur në ditën e parë.

Përforcimi

Për secilin produkt të prodhuar ne përkujdesemi që të jetë i përforcuar, varësisht nga përmasat e produktit të prodhuar. Ekspertët tanë përkujdesen që produktet e prodhuara të garantojnë kualitetin më të lartë të mundshëm.

Mekanizmi

Të gjitha produktet tona  shfrytëzojnë mekanizmin e mbylljes ROTO. Mekanizma këto të cilat njihen sikur mekanizmat më të sofistikuar në Evropë.

Qelqi

Duke qenë se qelqi përfshinë sipërfaqen më të madhe kontaktuese në mes të ambientit të brendshëm dhe të jashtëm, atëherë edhe cilësia izoluese e qelqit e rritë dukshëm vetinë izoluese të dritares në tërësi. Numri i madh  ngjyrave dhe tipeve të ndryshme të xhamit të mundëson që ta personalizoni shtëpinë përmes dritareve tuaja.

Montimi

Për të përmbyllur procesin me sukses dhe për të garantuar cilësinë, punonjësit tanë janë të trajnuar profesionalisht për montim të saktë dhe precizë. Montimi profesional garanton izolimin adekuat dhe elegancën e nevojshme për dukje sa më të mirë.

Specifikat e profileve të përdorura janë sikur në vijim:

Aluplast IDEAL 8000

  • Trashësia 85mm
  • Me 6 fusha termike
  • Me 3 goma mbyllëse
  • Përforcim me çelik të galvanizuar brenda profilit
  • Izolim akustik deri në 50db
  • Rezistent ndaj kushteve të ndryshme atmosferike
  • Rezistent ndaj temperaturave -60C deri më +70C
  • Mundësi individuale te dizajnimit për dritare dhe dyer
ideal800

Aluplast IDEAL 4000

  • Trashësia 70 mm
  • Me 5 Fusha termike
  • Me 2 Goma mbyllëse
  • Përforcim me çelik të galvanizuar brenda profilit
  • Izolim akustik deri në 45db
  • Rezistent ndaj kushteve të ndryshme atmosferike
  • Rezistent ndaj temperaturave -60C deri më +70C
  • Mundësi individuale te dizajnimit për dritare dhe dyer
ideal400
Nëse ju jeni të kënaqur, Ne jemi të suksesshëm!