Ariani Company | Ndërmarrja Ndertimore
16716
page,page-id-16716,page-template-default,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-theme-ver-10.0,wpb-js-composer js-comp-ver-4.12,vc_responsive
 

Ndërmarrja Ndertimore

Ndërmarrja Ndërtimore

Nëse ju jeni të kënaqur, Ne jemi të suksesshëm. Tanimë pothuajse dy dekada, përmes këtij slogani kompania Ariani thekson vlerën e klientëve të saj. Projektet e implementuara nga kompania jonë dizajnohen nga kompania partnere me punonjës të kualifikuar jashtë vendit dhe me përkushtim në detajet më të vogla drejt zhvillimit të një ambienti të ngrohtë familjar.

Cilësia e komplekseve, sikur atyre banesore dhe rezidenciale ashtu edhe qendrave tregtare dhe komplekseve afariste, garantohet nga stafi i kualifikuar inxhinierik i kompanisë dhe produkteve cilësore dhe të çertifikuara të përdorura në implementimin e suksesshëm të projekteve.

Në kuadër të kompanisë vepron edhe fabrika për prodhimin e betonit e cila përveç se garanton cilësi të lartë të kualitetit të betonit për projektet e vetë kompanisë ofron edhe shërbime për klientët e jashtëm.

Deri më tani, kompania Ariani ka realizuar me sukses projekte me mesatare rreth 40.000 m² për vit. Njëherit kompania jonë ka shtrirje në komunat veriore të Kosovës dhe ka për qëllim zgjerimin e mëtutjeshëm në tërë territorin e Kosovës.

Ju mirëpresim!

Ariani Company sh.p.k. ofron cilësi dhe ambient të ngrohtë familjar në kuadër të projekteve të realizuara, sikur në komplekset banesore ashtu edhe ato rezidenciale, ashtu edhe qendrave tregtare dhe komplekseve afariste.

Nëse ju jeni të kënaqur, Ne jemi të suksesshëm!